Një person i shtrirë për toke për më shumë se gjysmë ore, dyshohet të ketë marrë substance narkotike

Një person i shtrirë për toke, për më shumë se gjysmë ore ka qëndruar i shtrirë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, më konkretisht afër Komunës së re.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se personi në fjalë dyshohet të jetë shtetas i huaj.

Për të njëjtit besohet të ketë marrë në masë të madhe substanca narkotike.
Të njëjtit i është ofruar ndihma e shpejt, pas njoftimit të banorëve të kësaj ane./IndeksOnline/
