75 Mall Live Search
12:06 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / OSH

Prishtinë, një person rrahë tre meshkuj dhe i bën për spital

Në orët e para të ditës së djeshme, ka ndodhur një rrahje në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person ka rrahur tre meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje, transmeton Indeksonline.

Tre viktimat kanë pasur lëndime trupore dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./Indeksonline/