Prishtinë, një person shihet pa ndjenja në rrugë

Një person është parë i shtrirë në rrugë pasditen e sotme në Prishtinë. Indeksonline ka siguruar pamje në lagjen “Dardania” ku shihet personi i shtrirë skaj rruge.
Në vendin e ngjarjes shihet se ka arritur ambulanca që është marrë me gjendjen e personit të shtrirë.
Ende nuk ka informacione se për çfarë bëhet fjalë dhe cila është gjendja aktuale e këtij personi./Indeksonline/