75 Mall Live Search
18:25 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prishtinë, një punëtor bie nga një punishte – Policia jep detaje për rastin

Rreth orës 17:00 ka ndodhur një incident në një punishte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Indeksonline ka kuptuar se një punëtor ka rënë nga kati i një punishte.

Rreth kësaj çështje, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje.

“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10  policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në Rr.Fehmi Agani ne Prishtine. Ne vendngjarje kane dal njësitet policore të stacionit Qendra. Është njoftuar  ndihma e shpejte, si dhe inspektoret e punës. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitet kompetente për te sqaruar detajet tjera dhe për çdo gjë do te njoftoheni me kohë”, u shprehë Hoxha.