75 Mall Live Search
10:01 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prishtinë: s’u mbijeton plagëve, vdes këmbësori i goditur nga një veturë

Nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve të marra nga goditja që pësoi nga vetura.

Ngjarja që ndodhi në rrugën “Edmond Hoxha”, në Prishtinë ka qenë fatale për një prishtinas.

Ai ndonëse ishte goditur nga një veturë në mes të ditës, në orët e mbrëmjes, saktësisht në orën 22:35 ka ndërruar jetë teksa po trajtohej në Repartin Intensiv.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.