15:20 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019

Prishtinë, pasi e shembi trotuarin, kompania sot e mbylli rrugën për qarkullim

Mbrëmë në ‘Rrugën C’, saktësisht  në rrugën ‘Shaqir Ingrishta’ është shembur një pjesë e trotuarit, fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Arsyeja e shembjes besohet të kenë qenë punimet që po bëhen në atë pjesë, shkruan Indeksonline.

Tashmë kompania që po punon në atë zonë, gjatë ditës së sotshme e ka mbyllur për qarkullim atë rrugë.

Inspektorati i Prishtinës ende nuk ka dal për ta vëzhguar vendin. Qytetarët janë të shqetësuar me atë që po ndodh me këtë rrugë./Indeksonline/