Prishtinë, përdor sprej për t’i grabitur një femre zinxhirin nga qafa

Në Prishtinë është raportuar për një grabitje të tentativë.
” Rr. Isa Boletini, Prishtinë 21.09.2020 – 12:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në banesën e saj, një person duke përdorur sprej, ka tentuar t’i grabiste një zinxhirë nga qafa, por nuk kishte arritur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, nuk raportohet për të arrestuar.”, njofton Policia e Kosovëës. /IndeksOnline/