75 Mall Live Search
08:41 / E Diele, 27 Nëntor 2022 / MSH

Prishtinë: Po arrestohej, i dyshuari sulmon policin

Një i dyshuar ka sulmuar një zyrtar policor, në tentim për t’i rezistuar arrestimit.

Ngjarja ka noddhur dje në mesditë, në Central Park në Prishtinë.

Policia njofton se i dyshuari në fjalë, nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, teksa gjatë arrestimit e ka bërë edhe sulmin ndaj njërit prej tyre.

Bëhet e ditur se zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta.

“Në konsultim  me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” njofton policia.