75 Mall Live Search
08:35 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, policia arreston një person që kishte 4 kilogram narkotik në banesë

Policia e Rajonit të Prishtinës në orët e para të mëngjesit të 12 korrikut ka arrestuar një person pas kontrollit që ju bë banesë.

Gjatë kontrollit policia arriti që të sekuestroi tetë paketime me substanca narkotike të llojit heroin në peshë 4 kilogram e 101 gramë, një telefon celular në vlerë 150 euro dhe 400 dinar të Serbisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/