11:15 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, Policia arreston tre persona që kishin vjedhur mbi 200 litra naftë

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit, janë zënë në flagrancë duke vjedhur derivate në një pompë derivatesh.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një veturë Golf II me targa vendore në të cilën kanë qenë nëntë kanistra (25 litërshe) të mbushura me naftë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.