75 Mall Live Search
09:12 / E Diele, 16 Maj 2021 / OSH

Prishtinë/ Policia në kërkim të një gruaje, e ka braktisur foshnjën e saj pasi ka lindur

Policia e Kosovës është në kërkim të një gruaje.

Sipas raportit të PK-së, e dyshuara pasi ka lindur e ka braktisur foshnjën e saj, transmeton Indeksonline.

Policia është në kërkim të të dyshuarës dhe ende nuk ka hasur në të.

Raporti i Policisë:

Prishtinë 15.05.2021 – 14:40.  Raportohet se e dyshuara femër kosovare pasi ka lindur e ka braktisur foshnjën e sajë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

/Indeksonline/