09:19 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, rrahë babanë, arratiset i dyshuari

Një person ndodhet në arrati, pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Për dhunën e ushtruar nga djali i tij, babai ka denoncuar në polici, duke bërë të ditur se i dyshuari është përdorues i substancave narkotike, njofton Indeksonline.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në shtëpinë e tij ishte sulmuar fizikisht dhe kanosë nga djali i tij i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Sipas viktimës, djali i tij, është përdorues i substancave narkotike dhe paraqet rrezik për familjen dhe rrethin ku jeton. Nga policia është kërkuar i dyshuari, por nuk është takuar ende pasi ndodhet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/