10:45 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

Prishtinë, rrahu gruan pas një mosmarrëveshje, arrestohet

Dhuna në familje vazhdon të jetë një problem shqetësues në vend.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundi në Prishtinë kur një mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.