75 Mall Live Search
08:43 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / Blerim

Prishtinë | Rrezikoi banorët me ndezjen e mbeturinave, policia e arrestoi qytetarin

Dje në rrugën Gani Balaj në Prishtinës Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte ndezur mbeturina dhe orendi afër vendbanimit.

Në vendin e ngjarjes ishin organet kompetente si dhe zjarrfikësit që kanë lokalizuar zjarrin, shkruan IndeksOnline

Kështu, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ZJARRVËNIE

Rr. Gani Balaj, Prishtinë 09.04.2021 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti ka ndezur disa mbeturina dhe orendi në katin përdhes ku jeton i dyshuari duke rrezikuar banorët tjerë qe jetojnë në katin sipër. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.