Prishtinë: Shkon në bankë dhe deponon 100 euro fals

Punëtori i një banke në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë ka raportuar se dje gjatë ditës një person teksa ka deponuar një shumë të hollash ka rezultuar se një kartëmonedhë prej 100 eurosh ishte fals, transmeton IndeksOnline.
Policia në raportin e saj 24- orësh bën të ditur se monedha është konfiskuar nga forenzika./IndeksOnline/