75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Prishtinë/ Shkon për të tërhequr para në bankomat, i dalin 200 euro false

Në rrugën “B”, një qytetare nga Prishtina kishte shkuar për të tërhequr para nga bankomati. Mirëpo para e tërhequr e që ishin 200 euro, kanë rezultuar të jenë të falsifikuara, transmeton IndeksOnline.

Ajo me të marrë parat i ka raportuar ato në stacionin më të afërt policor.

Ndërsa policia ka njoftuar se ka konfiskuar monedhën për ekzaminim, ndërsa rasti mbetet nën hetime.