75 Mall Live Search
10:23 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Prishtinë, sulmon fizikisht dy prindërit, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Prishtinë i cili pas disa mosmarrëveshjeve me prindërit e tij i ka sulmuar fizikisht.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar dy prindërit e tij.  Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin 24 orësh te policisë.