75 Mall Live Search
22:38 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / OSH

Prishtinë: Tentim grabitje në institucionin mikrofinanciar, pronari përleshet me grabitësin

Një rast tentim grabitje është raportuar në mbrëmjen e sotme në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

Por kjo ka dështuar pasi personi i armatosur ka hasur në rezistencë fizkike të pronarit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se i dyshuari në ikje e sipër ka shkrepur armën me gaz dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Policia ka dalë në vendin dhe nga hetimi preliminar është konstatuar se nuk është arritur të kryhet grabitja, ndërkaq i dyshuari në ikje e sipër ka shkrepur armën me gaz dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti./IndeksOnline/