75 Mall Live Search
13:35 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, tentohet t’i vihet zjarri një lokali

Një shishe me derivate të ndezur me zjarr është gjuajtur mbrëmë para një lokali në Prishtinë, njofton Indeksonline.

Sipas njoftimit nga Policia e Koosvës, nuk lënduar apo dëme materiale.

”Një dëshmitar mashkull K/Shqiptar ka raportuar së një person i dyshuar i panjohur para derës së lokalit kishte gjuajtur një shishe me derivate të ndezur me zjarr dhe më pas ai person ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, nuk raportohet për të lënduara apo dëme materiale. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe mbetet të hetohet”. /Indeksonline/