75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / P M

Prishtinë: U kap duke përdorur telefonin gjatë ngasjes, i merret leja për tre muaj shoferit të autobusit

Njësiti i trafikut të kryeqytetit, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm përmes sistemit të kamerave në Prishtina, ka njoftuar se ka evidentuar një shofer autobusi, duke përdorur telefonin gjatë ngasjes, për çka i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Pas verifikimeve të mëtejshme, policia thotë se është konstatuar se shoferi e ka përsëritur kundërvajtjen për herë të dytë, ndaj i është sekuestruar patentëshoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre muajsh.

“Policia e Kosovës u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve, veçanërisht atyre të transportit publik, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos përdorin telefonin gjatë qarkullimit, pasi kjo paraqet rrezik serioz për jetën e pasagjerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thotë PK-ja.