Prishtinë-Vdes derisa po blinte gjësende në market

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë një person derisa po blinte gjësende në një market është alivanosur dhe është rrëzuar në tokë, raporton IndeksOnline.
Derisa Policia ka bërë të ditur se me të ardhur autoambulanca në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është njoftuar ambulanca dhe posa kanë arritur në vendngjarje kanë konstatuar se viktima kishte vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thekson raporti./IndeksOnline/