Prishtinë/ Vëllai kërcënon me jetë vëllain, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën, është raportuar në polici se është kanosur një person nga vëllai i tij.
Sipas njoftimit të policisë, viktima ka raportuar se ndjehet i rrezikuar me jetë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 26.03.2025, 15:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur dhe se ndihet i rrezikuar me jetë nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/