Prishtinë: Vetëplagoset me armë zjarri një shtetas i Shqipërisë, konfiskohet një armë
Një person është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari shtetas i Shqipërisë, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë konfiskuar një armë zjarri, së bashku me një karikator pa fishekë.
Lidhur me rastin, Policia ka intervistuar edhe dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr.Bekim Fehmiu, Prishtinë 23.01.2026-23:00. Raportohet se është vet-plagosur me armë zjarri i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë konfiskuar një arme zjarri pistoletë me një karikator pa fishek. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

