75 Mall Live Search
19:59 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / OSH

Prishtinë: Vetura godet një këmbësore

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës tha se këmbësorja ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:40, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”./Indeksonline/