75 Mall Live Search
20:17 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / MSH

Prishtinë/ Vetura godet një këmbësor

Një këmbësor është goditur sonte nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, rreth orës 19:00, raporton IndeksOnline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha për IndeksOnline se këmbësori ka pësuar lëndime trupore, për të cilat edhe po merr tretman mjekësor.

Ahmeti deklaron se me rastin po merret njësiti i trafikut./IndeksOnline/

Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori

Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut