75 Mall Live Search
10:02 / E Enjte, 13 Mars 2025 / MSH

Prishtinë: Vetura të dëmtuara nga lisi që rrëzoi mbrëmë era, punëtorët e largojnë nga rruga

Në lagjen Dardania të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Ilaz Kodra”, disa vetura janë dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një lisi nga erërat e forta.

Të enjten, janë parë punëtorë të Hortikulturës të cilët kanë larguar nga rruga lisin e rrëzuar.

Lisi dyshohet të jetë rrëzuar mbrëmë rreth orës 22:30, pikërisht për shkak të kushteve atmosferike.