Prishtinës i kthehet palestra e djegur te Pallati i Rinisë

Palestra e djegur te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të rindërtohet pas shumë viteve.
Ajo do të jetë e gatshme për Lojërat Mesdhetare të cilat do të mbahen në Prishtinë në vitin 2030, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur zv.ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Ajo ka njoftuar se gjithashtu ka filluar edhe rinovimi i palestrës aktuale në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku janë ndarë 200 mijë euro për ndërrimin e parketit, blerjen e koshave të rinj dhe plotësimin e ulsëve të dëmtuara./IndeksOnline/

