75 Mall Live Search
16:12 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prishtinës i lëndohet mbrojtësi Haliti, ja sa do të mungojë?

Prishtina të dielën shënoi  fitore 2:1 kundër Gjilanit, derisa trajneri Armend Dallku debutoi në mënyrën më të mirë.

Mëgjithatë, “bardhekaltërit” morën një lajm të keq, sepse iu lëndua mbrojtësi, Ahmet Haliti. 

Indeksonline mëson se ish- lojtari i Feronikelit do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Dukagjinit që zhvillohet të mërkurën nga ora 18:00.

Haliti pritet të kthehet në fundjavën e ardhshme. /Indeksonline/