07:48 / E Martë, 21 Shtator 2021 / AR

Priste të bëhej nuse, e reja që hezitoi të vaksinohej, humb jetën nga Covid

Vazhdojnë të raportohen raste të ndryshme lidhur me fatet e njerëzve të infektuar me COVID.

Një e re 29-vjeçare nga Kentucky që priste të martohej vdiq nga komplikimet e shkaktuara nga virusi.

E gjitha ndodhi pasi ajo hezitoi të vaksinohej kundër virusit vdekjeprurës duke menduar se mund të ndikojë në pjellorinë e saj.

Si pasojë, Samantha Wendell vdiq pasi u infektua me coronavirus.

Familja u tha mediave se ajo vendosi të mos vaksinohej pasi disa nga kolegët e saj i thanë për çështjet e infertilitetit pas vaksinimit COVID-19.

Sidoqoftë, “Samantha, pavarësisht hezitimit për problemet e fertilitetit pas vaksinimit, kishte planifikuar të merrte vaksinën. Por vetëm disa ditë para ajo filloi të ndihej keq, gjë që më vonë doli të ishte Covid-19”.

Duke folur për mediat, familja tha se Samantha i kaloi ditët e fundit në “oksigjeno-terapi” dhe para se të futej në Kujdes Intensiv ajo kishte pyetur mjekun nëse mund të merrte vaksinën. Por atëherë ishte tepër vonë për të.