22:31 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / AR

Priste të martohej, Covid-19 i merr jetën 27-vjeçares

Një 27-vjeçare humbi jetën për shkak të koronavirusit. E reja nga Berati, Ariola Sakollari, u infektua rreth tri javë më parë dhe u shtrua në spitalin e Beratit.

Por pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, u dërgua në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

E reja u fut në intubim dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mbijetoi dot. Mësohet se 27-vjeçarja ishte e fejuar dhe priste që të martohej së shpejti./Vizion Plus/