Priten punime në Leposaviq, kjo kompani fitoi tenderin mbi 700 mijë euro

Komuna e Leposaviqit ka përzgjedhur kompaninë “Graniti” nga Istogu për asfaltimin e rrugës Bistrivë-Koshutovë.
Komuna për këtë projekt ka preferuar të shkojë me procedura të negociuar pa publikim të kontratës.
Sipas dosjes së tenderit kompania, e cila është shpërblyer me kontratë ka ofertuar me çmim më të lirë se dy kompanitë e tjera.
Vlera e kontratës është 709 mijë euro, ndërsa dy kompanitë e tjera kishinn ofertuar me vlera shumnë më të larta. “Papenburg & Ardiani Coimpany” ka ofruar çmimin 814 mijëe euro, ndërsa kompania “Menti” ka ofertuar me çmim 748 mijë euro.
