09:12 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Priten rezultatet e 140 personave të dyshuar për koronavirus në Prishtinë

Sonte do të dalin rezultatet për 140 persona të dyshuar me koronavirus në Prishtinë.

Lajmi u bë i ditur mbrëmë nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi, në një lidhje direkte në Rtv Dukagjin.

“Nesër priten rezultatet e rreth 140 të testuarve tjerë”, tha ai.

Dje në Prishtinë janë konfirmuar 13 raste të reja me koronavirus.