Priten rrebeshe shiu e breshër në gjithë rajonin, do të përfshihet edhe Kosova
Pas një dite relativisht stabile dhe me reshje krejtësisht të pakta që pritet sot, gjatë natës dhe të dielën do të kemi ndryshim dhe destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me ardhjen e vranësirave lokalisht të dendura që do të sjellin reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Reshje fillimisht do të jenë të karakterit lokal dhe nuk do të kapin shumë territor dhe pritet të fillojnë në pjesë të veriperëndimit dhe veriut të Shqipërisë dhe Mal të Zi, pastaj pritet të përhapen gradualisht në disa pjesë të Kosovës gjatë natës dhe mëngjesit të së dieles.
Lokalisht gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë edhe kushte për zhvillime të fuqishme konvektive apo vertikale dhe si pasojë mund të ketë shtrëngata të fuqishme lokale me rrebeshe intensive shiu dhe normalisht në disa rajone pritet të ketë breshër.
Më së shumti reshje gjatë dy ditëve të ardhshme priten në veri të Shqipërisë deri te pjesët qendrore paksa më në jug dhe po ashtu edhe në pjesë të Republikës së Kosovës mund të ketë reshje mjaft të dendura dhe nuk përjashtohet mundësia për vërshime të shpejta lokale. Reshjet nuk do të jenë pa ndërprerje, por do të vijnë në valë dhe herë pas here varësisht nga zhvillimet në atmosferë.
Më pak reshje atmosferike priten në pjesë të jugut të Shqipërisë dhe juglindje të Maqedonisë së Veriut, por sipas të gjitha gjasa të gjitha viset do të kanë të paktën një valë reshjesh të dendura.
Rrebeshe shiu priten së pari të fillojnë diku në veri apo veriperëndim të Shqipërisë për të ardhur pastaj në pjesë të Kosovës gjatë mëngjesit të së dieles. Gjatë ditës së diele herë pas here mund të kemi reshje të dendura në disa pjesë të Kosovës.
Përderisa tetorit po i afrohet fundi dhe po vjen fillimi i muajit të njëmbëdhjetë 11, fillimi i Nëntorit sipas shumë gjasave na premton një mot dukshëm më të ngrohtë për shkak se priten rrymime të fuqishme ajrore nga jugu e jugpërëndimi.
Pra, e diela dhe e hëna sjellin reshje të herëpashershme të cilat në disa zona mund të sjellin probleme afatshkurtra sepse mund të ketë intensitet të lartë të reshjeve dhe po ashtu mund të kemi rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Të hënën pasdite përmirësim i motit, ndërsa një valë të re kalimtare reshjesh shiu e bore në zonat e larta malore mund të kemi edhe të martën./MeteoBallkan

