Pritet arritja e mërgimtarëve të aksidentuar në Kroaci, familjarët i presin në aeroport

Familjarët e mërgimtarëve që janë aksidentuar në Kroaci, kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Mësohet se tashmë në aeroport janë mobilizuar edhe tri autoambulanca për rast emergjence.

Ekipi i Indeksonline është në Aeroport, ku pritet të arrijnë bashkatdhetarët tanë.
Ndryshe, për në Kosovë janë nisur edhe trupat e pajetë të mërgimtarëve që vdiqën nga aksidenti në Kroaci.