75 Mall Live Search
20:30 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Pritet debutimi me U21-shat, flet Zeqiraj

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë U-21 ka mbajtur sot stërvitjen e parë.

Ekipi është grumbulluar për të ndjekur gjendjen e secilit prej tyre, duke dëshmuar kështu veten për ndeshjet e radhës, shkruan IndeksOnline.

Vëmendje mori futbollisti i Sampdorias, Leon Zeqiraj, i cili ka bërë kalimin nga U-17 në U-21.

Ai tha se është i lumtur për stërvitjet dhe për ndeshjet e muajit.

Zeqiraj u shpreh se atmosfera në stërvitje ishte shumë e mirë sot, duke shtuar se pret performancë të përkryer të ekipit në këto ndeshje.

Për më shumë, ndiqni videon: