Pritet dorëheqja e 4’t brenda 2 viteve në Drejtorinë e Inspektoratit në Podujevë

Një tjetër dorëheqje pritet të ndodhë në Komunën e Podujevës.
Burime të “Indeksonline”, brenda Komunës, bëjnë të ditur se drejtoresha e Inspeksionit, Florentina Osmani do të jap dorëheqje.

Kësisoj, kjo është drejtoresha e 4 brenda 2 viteve qeverisje qe pritet të largohet nga qeverisja lokale e Shpejtim Bulliqit.
Poashtu, edhe Inspektorja e Ndërtimit, Hatixhe Tahiri kishte dhënë dorëheqje.
