75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / L A

Pritet me ovacione të mëdha Klay Thompson

Ndeshja e mbrëmshme ka qenë një ndeshje e veçantë për basketbollistin e NBA-së, Klay Thompson.

Dallas Mavericks, luajti në udhëtim ndaj Golden State Warriors në ndeshjen e vlefshme të Konferencës Perëndimore në NBA.

Me ovacione të mëdha u prit në “Chase Center” ish-lojtari i Golden State, Klay Thompson, i cili u largua nga skuadra këtë verë.

Thompson, madje në këtë ndeshje arriti të shënoj 22 pikë dhe bëri 3 asistime.

Kujtojmë që Golden State Warriors, mposhtën Dallas Mavericksin me rezultat të ngushtë 117-120./IndeksOnline/