Pritet përmirësim i motit në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për dy ditët e ardhshme pritet përmirësim i motit.
Përmirësimi i motit vjen pas reshjeve të shumta të shiut që kanë goditur rrafshin e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 21-22.08.2020
Pas këtyre reshjeve të mëdha që goditen rrafshin e Kosovës, situata meteorologjike shkon drejt stabilizimit. Kështu që këto tri ditë të mbetura të kësaj jave do të vijojnë me kushte të mira meteorologjike. Diell i shoqëruar me vranësira të shpërndara dhe erëra të lehta deri mesatare, por pa reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius. Indeksi UV nga 6-8 (i lartë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.