Pritet që moti të përmirësohet dukshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre reshjeve të shiut moti do të përmirësohet dukshëm.
Vranësirat do të ç’vendosen drejt lindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.