Pritet rikthimi i Mane në Premier Ligë

Manchester United dhe Newcastle raportohet se janë shfaqur si klubet më të mundshme për të nënshkruar me lojtarin Sadio Mane i cili është pjesë e Bayern Munich.
Pasi që këta të fundit nuk e dëshirojnë më në skuadrën e tyre.
Ylli senegalez iu bashkua Bayern Munichut vetëm verën e kaluar në një marrëveshje prej 27.4 milionë funtesh nga Liverpooli, shkruan IndeksOnline.
Mane ishte parë si një super nënshkrim i verës nga kampionët gjermanë që e kishin marr sulmuesin nga Liverpooli.
Sky Sport Germany ka raportuar se Bayern pritet të shesë Mane këtë verë pas një sezoni të vështirë, ku ai ka shënuar vetëm 12 gola.
Mane u përfshi në një grindje pas ndeshjes me Leroy Sane, ku humben 3-0 të klubit ndaj Manchester City në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve muajin e kaluar, gjë që e la shokun e tij të skuadrës me një buzë të gjakosur. /IndeksOnline/