75 Mall Live Search
11:26 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Pritet rritje e dukshme e çmimeve të fluturimeve me aeroplanë

Pandemia pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të fluturimeve me aeroplanë. Arsyeja kryesore për këtë është mungesa e klientëve në këtë biznes.

SRF raporton se shumë biznese edhe në muajt e ardhshëm nuk do të kenë udhëtime biznesi ngase të njëjtat do t’i realizojnë në takime virtuale.

Eksperti i linjave ajrore J. Sorenson llogarit se fluturimet e biznesit kurrë më nuk do të arrijnë nivelin e vitit 2019, shkruan Indeksonline.

Në muajt në vazhdim linjat ajrore poashtu do të përballen me krizë financiare për shkak të njëjtit problem, mungesës së klientëve. Për këtë, po parashihet që oraret e fluturimeve mund të rrallohen.

Një arsye që mund të ndikojë në rritjen e çmimeve të fluturimeve në të ardhmen do të jetë edhe vendosja e taksës CO₂.

Ekspertët mendojnë se në muajt në vijim, shitja e biletave për udhëtime me aeroplanë do të bie nga 19 deri në 36%./Indeksonline/