75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Pritet të anulohet meçi i Joshuas, arsyeja është befasuese!

Anthony Joshua pritej të boksonte ndaj rivalit Jarrell ‘Big Baby’ Miller me datë 1 qershor të këtij viti. Por, ky meç është vënë në dyshim të madh pasi që rivali i Joshuas ka dalur pozitiv në doping teste.

Mostrat e bëra nga VADA në muajin mars kanë dalur pozitive. Kundërshtari i Joshuas raportohet se ka përdorur një substancë të ndaluar të rritjes së muskujve GW1516.

Një mostër e dytë tani do të bëhet për të kuptuar epilogun përfundimtar të kësaj çështje.

Nëse dështon ky meç, opsion shtesë mbetet rimeçi me Joseph Parker të cilën e mposhti në muajin mars./Indeksonline/