75 Mall Live Search
17:56 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

Po mbahet seanca gjyqësore ndaj dy të dyshuarve që kanë dhënë ndihmë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

Në këtë seancë pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj tyre.

Dy të dyshuarit janë nga Mitrovica, me inicialet A.B dhe F.T.

Cilat janë dyshimet fillestare?

A. B i ka blerë 10 numra IPKO, të cilët më pas ia ka dhënë F.T.

Njëri nga këta numra, është përdorur për ta kontaktuar pronarine automjeteti Chevrolette, i cili është përdorur për grabitjen në Suharekë.

Më pas, të njëjtit numra janë përdorur për komunikim mes grabitësve, pas aksionit të armatosur në argjendarinë Diakos në Suharekëm njofton Klan Kosova.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme, policia ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i tretë i dyshuar në këtë rast./klankosova