75 Mall Live Search
08:30 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / MSH

Pritet të përmbyllet sot i gjithë procesi i numërimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon numërimi i fletëvotimeve të dhëna nga personat me nevoja të veçanta, i cili pritet të përfundojë sot dhe më këtë përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit.

KQZ-ja dje ka publikuar 100% të të dhënave të numërimit të votave të ardhura përmes postës, për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Sipas të dhënave të publikuara dje në faqen zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i 187 kutive që ishin gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 31,963 vota, apo 51.57%.

E dyta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 18,933 vota, që i përgjigjet 30.55%.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 5,878 vota, apo 9.48%, ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 2,000 vota, apo 3.23%.