75 Mall Live Search
13:47 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Pritet të rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Çmimet e derivateve brenda pak ditësh pritet të rriten edhe në vendin tonë.

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se qytetarët e Kosovës aktualisht po shërbehen me çmimet më të lira në rajon, përjashtim Maqedonisë së Veriut.

“Çmimet sot sillen kështu: Dieseli 0.98 deri 1.04 Benzina, 1. euro deri 1.06 çmimet janë në rritje të lehtë”, ka thënë Berjani për IndeksOnlinen.

“Çmimet në Shqipëri janë kështu: Dieseli 1.26 Benzina 1.27 dhe kjo do të thotë se qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut që e kanë akcizën më të lirë për 22 centë”, ka thënë ai.

Sipas tij, në tregjet ndërkombëtare ka lëvizje të çmimeve, andaj pritet të ketë edhe në Kosovë.

“Në tregjet ndërkombëtare ka rritje të theksuar të derivateve ku edhe te ne ditët në vijim pritet të reflektohet edhe në Kosovë”, ka shtuar Berjani. /IndeksOnline/