10:52 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pritet të rritet çmimi i naftës pas sulmit në Arabinë Saudite

Arabia Saudite ka vendosur të përgjysmon prodhimin e naftës dhe të gazit pas sulmeve me dronë në dy prej fabrikave të mëdha të naftës të drejtuara nga kompania shtetërore “Aramco”.

Prodhimi i naftës së papërpunuar është ulur për gati përgjysmë, raporton BBC.

Pas këtij sulmi, një analizë nga BBC-ja thotë se çmimi i naftës do të pësojë rritje. Aramco, BBC thotë se Aramco nuk është vetëm prodhuesi më i madh i naftës në botë, por është edhe një prej bizneseve më profitabile në botë.

Fusha e naftës Khurais prodhon rreth 1% të naftës botërore, ndërsa Abqaiqi është fabrika më e madhe e kompanisë – me kapacitet për të procesuar 7 për qind të furnizimit global.

Edhe nëse vetëm një pengesë e shkurtër apo e pjesshme do të mund të ndikonte në kompani, por edhe në furnizimin me naftë, pas parasysh madhësinë e tyre. Arabia Saudite prodhon 10 për qind të naftës së papërpunuar në botë. Nëse përgjysmohet kjo, mund të ketë ndikim të dukshëm në çmimin e naftës që nga e hëna kur të hapen tregjet.