Pritet të shtohen linja të reja në aeroportin e Kukësit, drejt Britanisë me 70 euro e më pak

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka premtuar se vënia në funksionim e Aeroportit të Kukësit ““Zayed – Flatrat e Veriut” do të çojë edhe në uljen e çmimeve të biletave.
Duke folur të mërkurën pas mbledhjes së qeverisë ajo tha se krahas katër destinacioneve, të prezantuara disa ditë më parë, do të shtohen të tjera, duke e bërë këtë aeroport tërësisht funksional dhe konkurues.
“Sot qytetarët shqiptarë mund të fluturojnë drejt Britanisë vetëm me 70 euro dhe më pak”, tha ministrja Balluku.