Pritet të shtyhen ndeshjet e Premier Ligës Angleze, kjo është arsyeja

Ndeshjet e parapara gjatë vikendit në Premier Ligën Angleze pritet të shtyhen.
DailyMail, ka raportuar se ndeshjet e kësaj fundjave pritet të shtyhen pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, transmeton IndeksOnline.
Zyrtarët e Premierligës u mbyllën në bisedime me qeverinë të enjten mbrëma për të diskutuar nëse futbolli i kësaj fundjave mund të shkojë përpara me kombin në zi pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës.
I gjithë programi sportiv i së premtes u anulua të enjten mbrëma si shenjë respekti, duke përfshirë ditën e dytë të ndeshjes testuese të Anglisë kundër Afrikës së Jugut, kampionatin e golfit BMW PGA në Wentworth dhe të gjitha garat, sporti i preferuar i Mbretëreshës.
Ndeshjet e EFL të së premtes — Burnley – Norwich në Championship dhe Tranmere – Stockport në Ligën e Dytë — gjithashtu janë shtyrë.
Siç raporton DailyMail klubet presin që ndeshjet e kësaj fundjave të shtyhen me një njoftim që pritet herët në mëngjesin e së premtes.
Britania e Madhe është në zi për vdekjen e saj dhe për hir të respektit të saj, ndeshjet e futbollit priten të shtyhen këtë javë./IndeksOnline/