75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pritet vendimi për vrasjen e Aulon Zekës, ja çfarë po ndodhë para gjykatës (Foto)

Sot do të mbahet seanca e parë në rastin e gjykimit për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka. Derisa para objektit të Gjykatës së Apelit dhjetëra persona janë duke pritur vendimin e autoriteteve të drejtësisë rreth këtij rasti.

Ata mbajnë në duar pankarta me foto të të ndjerit; “Drejtësi për Aulon Zekën”.

Ndryshe, Zeka u vra në shtator të këtij viti në Prishtinë, ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për rastin…