Priti penalltin, vetarani argjentinas shpallet lojtari i ndeshjes mes Al Ahlyt dhe Inter Miamit

Ka pëfunduar pa gola ndeshja hapëse e Kupës së Botës për Klube, mes Al Ahlyt dhe Inter Miamit.
Rezultati përfundimtar në ”Hard Rock Stadium” në Miami të ShBA-së, ishte i barbartë 0-0, shkruan IndeksOnline.
E meritat kryesore që Inter Miamia arriti të marr një pikë nga kjo ndeshje, i ka portieri argjentinas, Oscar Ustari.
38-vjeçari ishte ”hero”, pasi priti penalltin e sulmuesit egjiptian, Trezeguet.
Pikërisht Ustari, me plot meritë e fitoi edhe çmimin kryesor, atë të lojtarit të ndeshjes, ku përpos penalltis priti edhe disa gjuajtje tjera, duke mos lejuar topin të futet në rrjetë./IndeksOnline/
Congratulations to @OscarUstari for winning the first ever #SuperiorPlayeroftheMatch at the #FIFACWC!
— FIFA Club World Cup (@FIFACWC) June 15, 2025
#MichelobULTRA #SuperiorIsWorthPlayingFor pic.twitter.com/RCdiOmTm1P